Meta s’kursehet ndaj oligarkëve: Pinë çdo ditë gjakun e popullit tonë me koncesionet e frikshme

0
88
Gjigandi

Ashtu si e kishte paralajmëruar disa kohë më parë presidenti Ilir Meta e ka nisur manifestimin.

Deri më tani është parë që ka një numër të lartë pjesëmarrësish. Pak më parë Meta e ka marrë fjalën në këtë tubim të thirrur prej tij në mbrojtje të Kushtetutës.

Ai është shprehur kështu:

Presidenti i popullit kuq e zi ulet në gjunjë vetëm para popullit she flamurit kuq e zi. Para popullit të shqiponjave. Këtë ta dëgjojnë mirë puçistët vendas dhe organizata ndërkombëtare mafioze dhe kërkon t shkatërrojë sovranitetin e kushtetutës suaj. Neni 2 i kushtetutës që ju votuat në 98 thotë: Sovraniteti i përket vetëm popullit. Ndaj ju kam ftuar jo si Ilir Meta por si presidenti juaj, si i vetmi institucion legjitim, demokratik për të dëgjuar vendin tuaj sepse kur institucionet bien ngrihet populli dhe nuk futet në xhep si paratë e oligarkëve.

Më tej ai ka thënë se sot Shqipëria është e ndarë në dy botë antagoniste. E më pas ka shtuar:

Një botë e vogël, e errët, e oligarkëve, që si shushunja pinë çdo ditë gjakun e popullit tonë me koncesionet e frikshme të PPP-ve. Jemi vendi i parë në botë për kostot e autostradave për km/2, i kemi më të shtrenjtat.

Pjesë e këtij tubimi janë bërë edhe të rinjtë. Në duar ata mbajnë pankarta ku shruhet se nuk duam të bëhen emigrantë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu