Shenjat që tregojnë se shefi nuk ju do

0
Gjigandi

Ne të gjithë duam të pëlqehemi në vendin e punës – sidomos nga shefat tanë.

Këta janë njerëzit të cilët marrin vendime për sa i përket rritjes së rrogës apo ngritjes në detyrë, vëzhgojnë performancën tonë dhe luajnë një rol të rëndësishëm në lumturinë dhe suksesin tonë në punë.

Kështu që nëse ata nuk të pëlqejnë, e mira është ta dish përse dhe të përpiqesh ta ndryshosh këtë qëndrim. Gjithsesi, jo gjithmonë është e lehtë.

“Nëse shefi juaj nuk iu pëlqen, ata nuk do t’iu tregojnë këtë gjë, sepse ata e kuptojnë që duhet të mbajnë një marrëdhënie profesionale dhe të zgjedhin të preferuarit e tyre në zyrë,” tha Michael Kerr, një folës ndërkombëtar biznesi dhe autor i “The Humor Advantage.”

“Shenjat mund të jenë mjaft delikate, por ato janë lehtësisht të dukshme të vihen re nëse ti kërkon t’i shohësh.”

RonaTyra

“Nuk është e nevojshme të jesh shok i ngushtë me drejtuesin tënd,” por ti mund të arrish një kreativitet optimal dhe sukses nëse do të ndiheshe i vlerësuar, i mbështetur dhe i respektuar nga ai.

Këto janë disa nga shenjat që tregojnë se shefi juaj iu urren. Sigurisht, një shef që i bën këto mund të jetë një lider i jashtëzakonshëm. Por nëse ti vë re se je e vetmja viktimë e këtyre sjelljeve, me shumë mundësi kjo do të thotë se ai thjesht nuk ju pëlqen.

Sigurisht, një shef që i bën këto mund të jetë një lider i jashtëzakonshëm. Por nëse ti vë re se je e vetmja viktimë e këtyre sjelljeve, me shumë mundësi kjo do të thotë se ai thjesht nuk iu pëlqen.

1. AI NUK JU SHEH NË SY

Është e vështirë për një shef i cili është i acaruar të të shohi drejt e në sy, ka thënë Taylor. “Ata kanë frikë se mos ndoshta ti arrin të vësh re armiqësinë, kështu që rezistenca e tyre është të hedhin vështrimin diku tjetër apo të të shmangin kudo të jetë e mundur.”

2. MUNDOHET TË JU SHMANGET SIKUR TË ISHIT NDONJË SËMUNDJE EPIDEMIKE

Nëse ke vënë re që shefi përdor shkallët sa herë ti je duke pritur ashensorin, apo ai shfaqet në oraret kur ti nuk ndodhesh në zyrë, atëherë është e dukshme që ai po mundohet t’iu shmang.

3. ASNJËHERË NUK BUZËQESH KUR TI JE ATY

Nuk e kemi fjalën për ndonjë ditë kur shefi është me humor të keq. Nëse ai e sforcon veten për të mos buzëqeshur kur ju jeni të pranishëm, atëherë diçka nuk shkon si duhet.

4. AI JU KONTROLLON GJATË GJITHË KOHËS

Nëse ndjeni frymën e nxehtë të shefit në qafën tuaj ndërkohë që punoni, ai nuk ka besim te ju. Një shef “helikopter” (drejtuesit të cilët ndërhyjnë, rregullojnë, kontrollojnë, shpjegojnë, etj punën e dikujt tjetër) asnjëherë nuk do t’iu lërë t’a bëni çdo gjë vet nga fillimi në fund. Shefi juaj kërkon llogari sepse dhe ai duhet t’i japë llogari dikujt tjetër. Gabimet e tua mund të jenë një “tragjedi” dhe e bëjnë atë të duket keq te të tjerët. Nëse shefi juaj vazhdon me këtë sjelljë, atëherë ditët e tua janë të numëruara.

5. ASGJË NGA ATO QË TI BËN NUK ËSHTË E SAKTË

A iu kritikon shpesh shefi për punën tuaj? Kur çdo fjalë që del nga goja e eprorit tuaj është negative, kjo mund të jetë një shenjë që iu duhet të bëni gati valixhet. Mundohu t’a pyesni shefin nëse ka diçka që mund të bëni për t’u përmirësuar. Kërkoni sugjerime, por nëse asgjë nuk ndryshon, atëherë iu po luftoni në një betejë që e keni humbur me kohë.

6. AI ËSHTË DISKRET ME JU

Nëse ti pyet, “Si shkojnë punët?” dhe ata gjithmonë përgjigjen “OK” apo “Mirë” – apo nëse email-et e tij janë të shkurtra dhe dalin direkt e në temë pa ndonjë “Përshëndetje” apo “Mirëdita”, kjo mund të jetë një shenjë që ata nuk është se janë fans i juaj. “Nëse shefi juaj sillet si ndonjë adoleshent i pabindur, atëherë ky është një alarm për ju”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu