Mendojeni një javë plot pozitivitet, natyrisht që kjo do të ndikojë në qëndrimin tuaj. Nëse po mundoheni ti shtoni jetës suaj pak pozitivitet e të shihni se a jeni person sfidues dhe I dhënë pas arritjes së qëllimeve atëherë kjo është sfida e duhur për ju.
Dita 1: Krijo një listë të 5 gjërave që jeni mirënjohës që keni në jetën tuaj.
Dita 2: Kalo një ditë të tërë pa u ankuar as edhe një herë.
Dita 3: Shprehi mirësjellje dhe faleminderim të paktën një personi të rëndësishëm në jetën tënde.
Dita 4: Kalo 30 minuta duke bërë diçka që ju bën të lumtur.
Dita 5: Bëhu aktiv, dil jashtë dhe bëj ca aktivitete fizike!
Dita 6: Jepi vetës një fjalim motivues para pasqyrës.
Dita 7: Buzëqesh! Përshëndet çdo njeri që takon me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë.