Është me të vërtetë e paparashikueshme Genta Ismajli. Dikur me një karrierë në majë dhe mbi të gjitha shumë aktive, me këngë të reja, pjesëmarrje në festivale dhe koncerte, sot ka zgjedhur një strategji të re.
Ajo ka vendosur të bëjë disa pauza, në mënyrë që kur të rikthehet, publikun ta gjejë të përmalluar dhe të etur për muzikën e saj. Genta Ismajli është si një arushë e fjetur.
Ajo pushon për disa muaj dhe vetëm kur e shikon që rikthehet.
I tillë mund të konsiderohet edhe rikthimi i saj gjatë këtij muaji.
Këngëtarja, e cila nuk ishte shumë aktive gjatë këtij viti, ka vendosur që të bëjë një rikthim interesant në stinën e vjeshtës.
Fillimisht, ajo është duke postuar vetëm fotografi, të cilat i ka realizuar te fotografi Norik Uka dhe sigurisht që deri në fund të këtij viti, do të sjellë ndonjë risi edhe në muzikë.