Një nga mesfushorët më të mirë që ka pasur Gjermania viteve të fundit, Bastian Schweinsteiger, ka mbështetur Mario Gotzen.
Gotze është konfirmuar se do të largohet nga skuadra e Borussia Dortmund, sapo kontrata e tij të përfundojë, në fund të këtij sezoni.
Skuadra të shumta, sidomos nga Italia, kanë shfaqur interesim për shërbimet e lojtarit.
Schweinsteiger është në mesin e atyre që beson te Gotze, duke thënë se ai ka tashmë vitet më të mira në futboll.
“Është fat i keq, mendoj. Ne të gjithë e dimë se Mario Gotze ishte talent i madh kur ishte më i ri”, ka thënë Schweinsteiger.
“Tani, në moshën 27 apo 28 vjeçare, këto janë vitet më të mira në futboll”, ka shtuar gjermani.
“Nuk duhet të jetë klubi më i mirë në Evropë, por unë shpresoj që ai do të gjej një klub ku do të luajë”, ka thënë mes tjerash ish anëtari i Bayern e Man Utd.
Milan dhe Roma janë dy skuadrat që thuhet se po garojnë për shërbimet e Gotze, kurse edhe Premierliga mbetet si opsion.