Sane zbulon klubin e ri të Kai Havertz në konferencën e tij të parë për shtyp si lojtar i Bayern Munich

0
Gjigandi

Kai Havertz i Bayer Leverkusen do të luajë te Chelsea, sipas shokut të tij të skuadrës te Kombëtarja e Gjermanisë, ylli të ri të Bayern Munich, Leroy Sane.

Kai Havertz është bërë një nga emrat më të përfolur të afatit kalimtar, ndërsa si pritet të bashkohet me transferimin më të madh deri tani të Chelseat, gjermanin tjetër, Timo Werner.

Edhe pse mesfushori gjerman kishte qenë i lidhur edhe me Bayern Munich, duket se Chelsea do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm dhe këtë e thotë Leroy Sane.

Në konferencën e tij për shtyp si futbollist i Bayern Munich, Sane u pyet pse futbollistët gjermanë po kërkohet nga klubet e Ligës Premier, pasi werner ka kaluar te Chelsea dhe Havertz thuhet se është afër.

Sane u përgjigj: “Ka gjithmonë lojtarë të mirë në Gjermani. Këtë vit, janë Werner dhe Havertz … Unë mendoj se Chelsea tashmë ka marrëveshje”.

RonaTyra

Kjo përgjigje i jep rrugë fjalve që kanë qarkulluar tash e një kohë që 21-vjeçari do të bashkohet me klubin nga “Stamford Bridge”.

Ende nuk ka shifra se sa do të jetë e transferimit, por flitet për rreth 70 milion euro.

Blutë e Londrës kanë shpenzuar tashmë afër 100 milionë euro për Timo Werner e Hakim Ziyech.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu