Nëntë sportistët e famshëm ukrainas që u kthyen për të luftuar për atdheun

0
Nëntë sportistët e famshëm ukrainas që u kthyen për të luftuar për atdheun
Gjigandi

Fjala “trimëri” përdoret rregullisht në sport. Boksierë që durojnë goditje, futbollistë që ‘përplasen’ me kundërshtarët, tenistë që luftojnë për një trofe. “Trimëri” është një term që shumë ekspertë apo komentues e përdorin kur lavdërojnë një atlet.

Megjithatë, aktualisht, fjala po merr një kuptim më të plotë në Ukrainë, me civilët që zgjedhin të qëndrojnë, ose të kthehen, në vendin e tyre dhe të rrezikojnë jetën për të zmbrapsur pushtimin rus.

Dhe yjet kryesorë të sportit të vendit nuk kanë pasur frikë të vendosin veten në vijën e zjarrit.

Më poshtë janë nëntë emra të njohur që janë kthyer për të luftuar për një komb të copëtuar nga lufta dhe pikëllimi, por në të njëjtën kohë, të bashkuar nga guximi dhe dinjiteti.

Vëllezërit Klitschko, Ndërmjet viteve 1999 dhe 2015, në total kanë qenë vetëm 18 muaj kur Wladimir ose Vitali Klitschko nuk zotëronin një nga titujt botërorë të boksit në peshat e rënda.

RonaTyra

Elasticiteti i ndërtuar dhe intelekti i nevojshëm si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, janë cilësi që përdoren për një qëllim tjetër tani.

Dy gjigantët nuk humbën kohë por morën direkt armët, me Vitali, 50 vjeç, i cili ka shërbyer si kryebashkiak i Kievit që nga viti 2014, duke zgjedhur të qëndrojë në qytet në mes të pushtimit.

Oleksandr Usyk, më 24 shkurt, kur filloi pushtimi, Oleksandr Usyk ishte në Londër në një turne promovues ndërsa filloi përgatitjet për të mbrojtur titujt e tij botërorë kundër Anthony Joshua.

Ajo përballje tani është në pritje, ndërsa Usyk ka përpara një luftë shumë më të rëndësishme.

Javën e ardhshme, 35-vjeçari u fotografua me uniformë ushtarake dhe plotësisht i armatosur, pasi u zotua të merrte armët.

Vasiliy Lomachenko, në dhjetor, Vasiliy Lomachenko mposhti Richard Commey në një ndeshje Pay per View në Madison Square Garden. Në shkurt, ai ishte me pushime në Greqi.

Nga fillimi i marsit, nuk ngurroi të kthehej në atdhe për luftime.

Lomachenko, 34 vjeç, i konsideruar si një nga luftëtarët më të mëdhenj në historinë e boksit, bëri sakrifica për t’u kthyer në shtëpi. Ai fluturoi për në Bukuresht dhe më pas udhëtoi përmes Rumanisë për të arritur në provincën e Odesës në Ukrainën jugperëndimore.

Njeriu i quajtur “Matrix” është i njohur për reagimet e tij të shpejta në ring. Reagimit të tij ndaj konfliktit nuk i ka munguar as shpejtësia apo qëllimi i mirë.

Yuriy Vernydub, nuk janë vetëm boksierët që shkojnë në vijën e parë të luftës.

Karriera menaxheriale e Yuriy Vernydub ka zgjatur dy dekada, por kohët e fundit është përkushtuar në luftë.

Në shtator, Vernydub udhëhoqi Sheriff Tiraspol në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve – pasi klubi u bë i pari nga Moldavia që doli në tabelën kryesore të futbollit evropian të klubeve.

Korri një fitore të famshme 2-1 kundër Real Madridit, skuadra më e suksesshme e Champions Leage e të gjitha kohërave, në Santiago Bernabeu.

Megjithatë, sapo filloi lufta, trajneri 56-vjeçar la të gjitha shqetësimet për rezultatet dhe taktikat, duke lënë menjëherë pozicionin e tij dhe duke u kthyer në shtëpi për të marrë armët.

Sergiy Stakhovsky është një nga lojtarët e paktë që ka pretenduar të mposhtë Roger Federer në Wimbledon, duke e mposhtur maestron zviceran në raundin e dytë në 2013.

Tani 36-vjeç, ditët e tij për të mposhtur më të mirët në botë në garat e Grand Slam duken të numëruara, por detyra për të mbrojtur vendin, e thirri menjëherë.

Sergei Rebrov ishte një futbollist ikonë me Dynamo Kyiv, duke shënuar më shumë se 160 gola me klubin, dhe më vonë i udhëhoqi ata drejt dy titujve të ligës si trajner.

Ai gjithashtu luajti 75 herë për vendin e tij, duke shënuar 15 herë, edhe pse tifozët anglezë do ta kujtojnë atë më së miri për qëndrimet e tij në Tottenham Hotspur dhe West Ham.

Por kur ra fjala për luftë ai u shpreh: “Sigurisht që do të marr një armë në dorë. Ne do të mbijetojmë. Ne do te fitojme. Unë nuk shoh asnjë kompromis pasi nuk ka kompromis me [Vladimir] Putinin, ai dëshiron vetëm të shkojë në Kiev dhe të tregojë se ka pushtuar vendin tonë”, tha Rebrov.

Oleh Luzhnyi, Rebrov nuk është i vetmi ish-futbollist i Londrës i gatshëm të vendosë jetën në rrezik për vendin e tij.

Në vitin 2002, mbrojtësi i Arsenalit, Oleh Luzhnyi u bë ukrainasi i parë që fitoi Premier League, dhe gjithashtu ngriti dy herë Kupën FA.

Por medaljet nostalgjike duhet të jenë gjëja e fundit në mendjen e tij duke qenë se po lufton në qytetin e tij të lindjes, Lviv.

Yaroslav Amosov është kampioni në fuqi në peshën e lehtë të Bellator MMA, i cili ka arritur një rekord të përsosur të luftimeve 26-0.

Dhe mbrojtja e tij e radhës për titull do të ishte kundër Michael Page në Londër këtë maj.

Ashtu si luftëtarët e tjerë në vendin e tij, këto plane janë në pritje ndërsa ai merr pjesë në një ‘biznes’ më të rëndësishëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu