Ruhej nga eliminimi, kush eshte i riu që u kap ne Tirane me bllokues valesh ne makine – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Policia e Tiranës arrestoi dje tek “Liqeni i Thatë” Bledi Hakën, një person të konsideruar me rrezikshmëri të lartë. Pas arrestimit policia i kapi ndër të tjera edhe bllokues valësh të celularëve, një pajisje e avancuar kjo për grupet kriminale. I arrestuari është Bledi Haka dhe polici dyshon se ai i frikësohej një atentati me eksploziv prandaj edhe mbante bllokues valësh të celularëve në të. Krahas saj, policia ka sekuestruar edhe lëndë narkotike, armë dhe një sasi të madhe parash. I arrestuari nuk është një emër i panjohur pasi në vitin 2012, për shkak të një konflikti në një lokal ka përfunduar i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Porcelanit, ndërkohë që një person qëlloi me armë zjarri drejt Bledi Hakës dhe dy personave te tjerë që po rrinin jashtë një lokali në lagje. TiranëFinalizohet operacioni policor “Liqeni”Operacioni nga Forca e Posaçme “Shigjetat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.Në pranga një shtetas që qarkullonte me armë zjarri.Sekuestrohen armë zjarri, fishekë luftarakë, armë të ftohta, kokainë e kanabis, një sasi e madhe parash, bllokues valësh të celularëve, karta bankare e sende të tjera.Në kuadër të zbatimit të detyrave të përcaktuara në planin e masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, Forca e Posaçme “Shigjetat” ka konstatuar një automjet, që kur ka parë mjetin e Policisë ka kryer lëvizje të dyshimta.Shërbimet e Policisë “Shigjetat” janë vënë në ndjekje të automjetit dhe në zonën e Liqenit të Thatë kanë bërë të mundur ndalimin e mjetit, si dhe bllokimin e drejtuesit të tij.Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruannë automjetin që drejtohej nga shtetasi B. H., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:- 1 armë zjarri tip pistoletë e markës Glock, me 16 fishekë; – një sasi prej 1.8 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë;- 4.4 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, në formë cigareje; – 3 thika, 2 me hapje dhe 1 në formë stilolapsi; – 4 celularë dhe një bllokues valësh celulari; – një sasi prej 2 765 000 lekësh të reja; – disa çelësa automjetesh dhe karta banke.Në përfundim të veprimeve të para, nga specialistët për hetimin e narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., 38 vjeç, banues në Tiranë. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gepostet von Policia e Shtetit am Donnerstag, 17. Oktober 2019 Tre personat që ndodheshin në tavolinë, dyshohet se kanë pasur një konflikt me pronarin e lokalit, shtetasin me iniciale Sh.Sh, 47 vjeç. Ky i fundit besohet se u ka treguar të afërmve për konfliktin që kishte me tre personat që ishin ulur në lokalin e tij dhe, për pasojë, nipi i pronarit, shtetasi Endrit Daci, ka shkuar në vendin e ngjarjes me një kallashnikov. Ai ka shtënë me armë, duke plagosur sipas gjykatës, shtetasin Bledi Haka dhe Dritan Qello. I lënduar lehtë ka mbetur edhe vetë pronari i lokalit, i cili ka marrë ndihmë mjekësore ne spital. citon abcnews.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu