Rreth 170 mijë mesazhe të Shën Valentinit arrijnë me tetë muaj vonesë

0
Gjigandi

Mesazhet telefonike që arritën në telefonat e dhjetëra mijëra amerikanëve këtë javë i kanë habitur shumë ata.

Këto porosi ishin nisur në ditën e Shën Valentinit, më 14 shkurt, por çuditërisht arritën tetë muaj më vonë.

Ky problem u paraqit në shumicën e kompanive kryesore telefonike në Shtetet e Bashkuara dhe nga ky defekt preku telefonat e prodhuesve “Apple” dhe “Samsung”.

Kështu, mijëra klientë të kompanive telefonike “T-Mobile”, “AT&T”, “Sprint” dhe “Verizon” publikuan shkrime në Twitter për ta shfaqur pakënaqësinë e tyre për pranimin e këtyre mesazheve.

Disa u ankuan se ish të dashurve u kanë shkuar në telefon porosi të çuditshme, ndërsa të tjerët filluan të dridheshin pasi pranuan mesazhe në emër të personave që tashmë kanë vdekur.

RonaTyra

“Sapo e mora një mesazh nga telefoni i shoqes më të mirë. Problemi i vetëm është se ajo ka vdekur në shkurt”, shkroi një person në Twitter.

Disa njerëz të tjerë thanë se kanë marrë mesazhe që janë shkruar para dy vjetësh. E për këtë lëshim ka kërkuar falje kompania “Syniverse”, e cila ofron shërbime për kompanitë e mëdha telefonike.

Zyrtarët e saj thanë se nga ky defekt janë prekur rreth 168 mijë klientë dhe njoftuan se problem është zgjidhur, shkruan “BBC”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu