Nëna e vajzës së rrëmbyer paditen e sotme në Tiranë në një intervistë nëna tregon si iu rrëmbye vajza në sy të motrës më të vogël. Ai thotë se sapo kishte zbritur nga furgoni i shkollës rreth orës 15:15 dhe po hynte në pallat kur një prej autorëve i maskuar i është afruar duke i vendosur dicka në gojë dhe e ka futur me forcë në makinë duke e rrëmbyer. Nëna thotë se nuk kanë asnjë konflikt, ndërsa me lot në sy shprehet se vajza tashmë duhet të ishte në shtëpi për të marrë mjekimin, pasi është me diabet.
Zonja Dori cfarë ka ndodhur?Nga cfarë më ka raportuar vajza e vogël, kur ka zbritur nga furgoni rreth orës 15:15 ka qenë duke u kthyer, kur i ka lënë furgoni para pallatit, dikush i është afruar dhe i ka vënë dicka te goja dhe e ka marrë dhe e ka futur në makinë.
Keni pasur konflikte më parë?Absolutisht! Është për ne është gjendje shoku. Nuk kemi pasur asnjë konflikt.
Vajza juaj ka edhe probleme shëndetin…Është me diabet dhe mjekohet me insulinë dhe tani që flasim duhet të bënte insulinën.
Cfarë informacioni keni?Asnjë lloj informacioni. Më thonë se janë në kërkim, por….
Si quhet ilaçi që mjekohet vajza juaj?Insulinë abitra dhe lancus merr në darkë, njëherë në 24 orë. Vajza është me diabet tipi 1 mjekohet me insulinë, duhet të ushqehet dhe duhet të bëjë insulinën. Tani duhet të pijë insulinë apidra, dhe insulinë lantus merr në darkë që e ka një herë në 24 orë.