Detaje të reja/ Dy persona me maska rrëmbyen 13-vjeçaren – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Para pak çastesh në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë është rrëmbyer një vajzë 13-vjeçare.
E mitura është rrëmbyer sapo ka zbritur nga furgoni i shkollës, ndërsa ka qenë e shoqëruar edhe nga motra e saj.Mjeti që ka marrë pjesë në ngjarje, ka qenë një makinë tip “Fiat” ngjyrë e kuqe, ndërsa ka qenë dy persona me maska që kanë kryer aktin, rrëfejnë dëshmitarët okularë.

“Makina ku u fut vajza ishte ngjyrë e kuqe dhe e vogël”, rrëfejnë qytetarët që janë bërë dëshmitarë të rrëmbimit të së miturës.
Burime pranë familjes së vajzës deklarojnë se, 13-vjeçarja vuan nga diabeti dhe merr 4 herë në ditë insulina.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranë, uniformat blu janë vënë në ndjekje të automjetit dhe po punojnë për kapjen e personit.
Emri i vajzës nuk është bërë ende i ditur…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu