Dakordësi për zgjedhjen e Presidentin e ri të Shqipërisë, opozita ka të drejtë për propozimin e k…

0
Dakordësi për zgjedhjen e Presidentin e ri të Shqipërisë, opozita ka të drejtë për propozimin e k…
Gjigandi

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka rënë dakord me kriteret e Partisë Demokratike për zgjedhjen e Presidentit të ri të Shqipërisë dhe i ka lënë opozitës të drejtën e propozimit të një emri konkret deri në raundin e tretë të votimit në parlament.

Kujtojmë se raundi i parë i votimit të presidentit u dogj pasi palët nuk ranë dakord për një emër konkret, ndërkohë që raundi i dytë pritet të mbahet në 23 maj.

Pas diskutimeve sot nga krerët e grupeve në fund u pranua propozimi i opozitës.

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj duke iu drejtuar përfaqësuesve të mazhorancës kërkoi qëndrimin nëse ata janë dakord me dokumentin e dorëzuar nga opozita që të jetë kjo e fundit që të bëjë propozimet konkrete.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla shprehu dakordësinë që deri në raundin e tretë propozimet janë të opozitës.

RonaTyra

“Sillni propozime. Deri në raundin e tretë keni të drejtën e propozime. Ne nuk po propozojmë deri në raundin e tretë. Sillni propozimet, bëjeni si ta doni. Nëse doni të konsultoni për emrin me ne na thoni. Ramë dakord, pranohet dokumenti juaj deri në raundin e tretë”, tha Balla.

Alibeaj paralajmëroi se nëse shkelet një nga pikat e dokumentit të opozitës marrëveshja prishet.

Për të zgjedhur presidentin e ri në tre raundet e para duhen së paku 84 vota, të cilat mazhoranca e Partisë Socialiste nuk i ka.

Pas raundit të tretë, mazhoranca mund ta zgjedhë vetë Kreun e ri të Shtetit, pasi i ka 71 votat e nevojshme.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu