Mbërrin në Gjykatën e Fierit Aliond Saliaj, autori i ngjarjes se rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Patos të Fierit.
31 vjecari Aliond Saliaj qëlloi për thikë bashkëfshatarin Përparim Seati 46 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen.
Konflikti i përgjakshëm kishte nisur disa orë më parë kur vëllai i viktimës dhe kushëriri i tij kishin shkuar në banesën e Saliajt duke rrahur nënën e moshuar të autorit.
Vëllai dhe nipi i viktimës, Agron Seati dhe Gazmir Seati, akuzohen se kanë goditur me mjete te forta nënën e autorit, 61-vjeçare.
Pritet vendimi i Gjykatës së Fierit për tre të arrestuarit.