Ronela Hajati së fundi ka ndarë me ndjekësit fotografi nga plazhi, ku u shfaq me një stil krejt ndryshe.
Këngëtarja me anë të një postimi në Instagram, ua ka shuar dyshimet fansave, që aluduan në atë se po xhiron videoklipin e ri.
Ajo tha se është duke realizuar fotosesion, por për këngën e verës tha se do të jetë perlë, ani pse nuk preferoi të japë më shumë detaje.
“Jo nuk po xhiroj klip…set fotosh po… Ama kengen e veres e kam perle! Kaq!”, ka shkruar Ronela pranë fotos.