Ronela ka shijuar ditën me diell në plazh.
Qëndrimi për javë të tëra të mbyllur në shtëpi, ka bërë që kjo situatë të bëhet monotone për të gjithë.
Njësoj duhet të jetë edhe për Ronela Hajatin, e cila ditën e sotme e kaloi në plazh, nga ku edhe solli pamje për fansat.
Këngëtarja vendosi që këtë ditë ku po mbretëron koha e mirë, të relaksohet në plazhin e Dhërmisë, por nuk tregoi se kush po i bënte shoqëri.
Për ndryshe, Ronela ditë më parë ka paralajmëruar një projekt muzikor, të cilin pritet ta sjell për fansat e saj.