Beniada Nishani: Big Brother VIP ishte e vetmja mënyrë për t’u bërë e njohur për publikun shqiptar

0
Beniada Nishani: Big Brother VIP ishte e vetmja mënyrë për t’u bërë e njohur për publikun shqiptar
Gjigandi

Beniada Nishani është bërë pjesë e Big Brother VIP në mesin e shumë personazheve të tjerë të njohur.

Ajo ishte një nga të katër finalistët e këtij spektakli, duke qëndruar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri për rreth katër muaj.

Në një mundësi të fundit të dhënë për ndjekësit në InstaStory, ajo ka treguar se përse ka hyrë në BB VIP.

Beniada Nishani (Foto: Instagram)

RonaTyra

“Pse ke hyrë në Big Brother VIP Albania”, ka qenë pyetja që iu parashtrua në Instagram, për të cilën dha një përgjigje.

“Sepse doja të jetoja një eksperiencë unike dhe të papërsëritshme, gjithmonë kam dashur të lë gjurmë në këtë jetë dhe BB VIP ishte e vetmja mënyrë për t’u bërë e njohur për publikun shqiptar. Për publikun e tokës time”, tha Beni.

“Nuk më interesonte të bëhesha e famshme, por të lija një mesazh fuqie për brezat e rinj. Nuk e mendoja se do të shkoja në finale dhe kjo ishte fitorja ime personale. Më pëlqen gjithçka që bëj sepse më bën të gjallë. Kjo eksperiencë më ka bërë më të fortë dhe sot jam më e sigurt për veten time”, ka thënë më tej Beniada.

Kujtojmë që fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP ishte balerini Ilir Shaqiri.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu