Dyshja nuk ishin para së bashku për një kohë të gjatë.
Ronela Hajati ka qenë e ftuar në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’ ku ka folur edhe për lidhjen me këngëtarin Young Zerka.
Këngëtarja ka konfirmuar se është ndarë nga Young Zerka dhe gjatë kohës së izolimit kishte qëndruar e vetmuar gjë që i ka ndihmuar shumë asaj.
“Jam vetëm, jam më e padashuruar se kurrë. Karantina më ka ndihmuar ta gjej vetën”, ka thënë Ronela.