Roberti ka pranuar datën e parë për koncerte.
Artistët tanë tash e sa muaj kanë anuluar të gjitha planet në muzikë për shkak të pandemisë COVID-19.
Pas kësaj periudhe, këngëtari Robert Berisha ka pranuar ftesën e parë për një mbrëmje muzikore në Ulqin.
Këtë e bëri të ditur vet këngëtari me anë të një postimi në Instagram, ku njoftoi se do të performojë në Ulqin më 13 qershor.
Ditë më parë, ishte Meda ai i cili njoftoi se do të këndojë për mërgimtarët në Zvicër.