Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, po shijon kohën e saj të lirë në Londër, pas izolimit për shkak të pandemisë koronavirus, shkruan Daily Mail.
29-vjeçarja gjatë një shetitje është shfaqur me një bluzë bardh e zi, ndërsa këto i ka kombinuar me një palë pantallona me disa dizajne të vogla.
Si përherë, edhe në këtë dukje nuk kanë munguar aksesorët, ku Rita është parë e mbushur me to në duar dhe qafë.
Flokët bionde ajo ka vendosur t’i mbajë të lira mbi supe, ndërsa i ka vënë në pah edhe balluket.
Bukuroshja shqiptare përndryshe është duke punuar në projektet e saj të reja muzikore.
Rita Ora