Familja Ora shpesh ndajnë me publikun kujtime nga e kaluara e sidomos me shumë nostalgji kujtojnë kohët e kaluara në Kosovë.
Vera Ora, nëna e këngëtares kësaj radhe ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një fotografi të shkrepur para shumë viteve në malet e Rugovës.
Përmes kësaj fotografia ajo përçon një mesazh, se pandemia nuk do ta ndryshojë pozitivitetin e tyre.
“Duke vazhduar në vitin 2020 me shpirt pozitiv. Ky vit nuk do të na ndërrojë fuqinë e jetës dhe pozitivitetin për njëri-tjetrin”.
Kujtojmë që Vera Ora është vlerësuar lartë nga mediat britanike për veprimin e saj për tu bashkuar në vijën e parë të frontit gjatë pandemisë.