Rifillimi i vaksinave/ U ndërprenë për fëmijët gjatë izolimit, ka prindër që i refuzojnë

0
Gjigandi

A ndikoi pandemia në vaksinimin e fëmijëve tanë? Kësaj pyetje do t’i japim përgjigje në Konsultorin e Fëmijës, numër 8, në Tiranë.

“E kam shtyrë vaksinën e vajzës gati 2 muaj për shkak të pandemisë. Ishim jashtë vendit. Tani që gjetëm mundësi po e bëjmë.

Patjetër që do t’i bëjmë gjithë vaksinat, mbrojnë fëmijët tanë.

Nuk ja kemi shtyrë. Sa na lajmëruan nga konsultori l, erdhëm”, shprehen qytetarët.

Amarilda Alushaj, Mjeke Konsultori: Në lagjen tonë ka rreth 800 lindje në një vit.

RonaTyra

Vaksinimet u shtynë për rreth 2 javë, kur nisi pandemia, pasi u bllokua gjithçka. Por shpejt u normalizua puna dhe konsultori ka funksionuar gjithë kohën. Njeriu kryen që në maternitet vaksinë e deri në moshë 18 vjeçare. Vaksinimi është i nevojshëm për shëndetin tënd dhe komunitetin. Në rast se nuk je i vaksinuar, nuk te pranojnë në institucionet si çerdhe, kopsht, shkollë.

Ne kemi rreth 2-3 raste prindërish që nuk pranojnë t’i vaksinojnë fëmijët.

Vaksina e tuberkulozit që bëhet që në maternitet është bërë në vendet e Europës Lindore. Ajo vazhdon të bëhet ne vendin tonë.

Mendohet se kjo vaksinë ka ndikuar mirë në parandalimin e Kovidit, por nuk di ndonjë rezultat të provuar shkencërisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu