Reperi Majk nga Greqia është zhveshur nudo, por ka qëllim pozitiv.
Ai është ftuar nga revista “DownTown” për të kujtuar se ekzistojnë sëmundjet seksualisht të transmetueshme si HIV ose AIDS dhe ne duhet ti luftojmë.
Këtë vit, ata zgjodhën pikërisht reperin Majk i cili u fotografua nga Kosmas Koumianos.
Në imazhin nudo, ai qëndron i ulur në një tavolinë duke mbuluar me këmbë pjesët intime të trupit. Trupi i tij me shkëlqim, me muskuj e tatuazhe të shumta vodhi vëmendje të madhe.
Këtë imazh e postoi në Instagram duke shkruajtur: “Dashuria dhe përkujdesja janë dy gjëra të rëndësishme në jetën tuaj!”
Ky është viti i 13-të që revista zhvillon këtë zgjedh të rinj të famshëm që festojnë dashurinë me revistën, e cila këtë vit rekrutoi edhe aktorë, këngëtarë, prezantues, gazetarë, modele, sportistë dhe fotografë që pozuan nudo për AIDS dhe luftën kundër sëmundjes.