Reperi i famshëm gjerman, Haftbefehl është plagosur mbrëmë.
Reperi me prejardhje kurde ka shkuar në spitalin e Darmstadtit i plagosur në këmbë.
Rreth orës 04 të mëngjesit, Haftbefehl u pranua në spital me një plag në këmbë, që më pas u konstatua se ishte plumb.
Dyshohet se reperi ka plagosur veten pa dashje.
Në hetimet e para, policia thuhet se dyshon se reperi 34 vjeçar ka qenë nën ndikimin e drogës apo alkoolit kur ka kryer këtë veprim.
Haftbefehl është ende në spital ku po vazhdon tretmanin.