Meryem Uzerli, e njohur si “Sulltanesha Hyrrem” mahnit me paraqitjen në hapjen e Festivalit të Fi…

0
6
Gjigandi

Festivali i 75-të i Filmit në Kanë filloi dje (17 maj) në Cote d’Azur, i cili do të zgjasë deri më 28 maj.

Për nder të hapjes së një prej eventeve më prestigjioze në industri, yjet e kinemasë botërore u mblodhën në tapetin e kuq.

Shumë ndjekës dëshirojnë të shohin festivalin jo vetëm për të mësuar emrat e fituesve, por edhe për të parë fotot e të ftuarve dhe pjesëmarrësve.

Rruga drejt Festivalit të këtij viti gjithashtu premton të jetë e ndritshme. Që në ditën e parë, morën vëmendje disa personazhe si: Eva Longoria, Meryem Uzerli, Julianne Moore, Nikolaj Coster-Waldau, Victoria Bonya, Vincent Lindon, Laurie Harvey, Caroline Daur, Lashana Lynch e të tjerë.

Këtë vit, pati reagime të shumta sidomos me Meryem Uzerlin, yllin e serialit “Sulejmani i Madhërishëm” në tapetin e kuq me veshje të markës ruse.

Aktorja zgjodhi një fustan nga koleksioni më i fundit “Yanina Couture”, i cili u prezantua në Javën e Modës në Paris në fillim të vitit.

Meryem Uzerli (Foto: Getty Images)

Një fustan unik në formë interesante blu i lehtë, me një fjongo ngjyrë vjollcë në mes.

Meqë ra fjala, Meryem Uzerli nuk është e vetmja që preferon “Yanina Couture”. Në fustanet e markës u shfaqën edhe aktorja franceze Frederic Belle dhe këngëtarja angleze Tallia Storm.

/abc24.al/

Meryem Uzerli (Foto: Getty Images)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu