Edicioni i dytë i Max Fest-it përmbyllet me atmosferë kulminante të muzikës në Prishtinë

0
Edicioni i dytë i Max Fest-it përmbyllet me atmosferë kulminante të muzikës në Prishtinë
Gjigandi

Të martën në Prishtinë u përmbyll edicioni i dytë i Max Fest.

Eventi i organizuar në patronatin e kompanisë turistike Max Travel, përfundoi suksesshëm edicionin e dytë të eventit promovues të kompanisë për sezonin veror të këtij viti.

Mbrëmja e zhvilluar në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, u shoqërua me performanca nga: Minatori, Offchestra dhe Yll Limani.

Max Fest 2022 (Foto: abc24.al)

RonaTyra

CEO i Max Travel, Edon Abdullahum, për abc24.aln tregoi se si ishte atmosfera pak para fillimit të mbrëmjes.

“Sonte është nata fdinale e Max Fest-it, kemi filluar të dielën, por e përfundojmë sot me një koncert. Siç po shihet ka interesim goxha të madh. Ende pa ja filluar, është plot. Kemi pasur shumë rezervime, oferta speciale, rezervime të shumta, të gjithë klientët kanë mundur të fitojnë një zbritje speciale gjatë panairit. Do të vazhdojmë me super oferta gjatë gjithë sezonit. Jemi shumë të kënaqur. Ka qenë një grumbull i madh i njerëzve që na kanë vizituar gjatë gjithë kohës. Ka qenë superior”, tha Abdullahu.

Në anën tjetër, edhe vet performuesit në koncert u ndjenë të kënaqur që tahsmë evente të tilla po organizohen në ambiente të hapura, larg kufizimeve të COVID-19.

Frontmeni i rock-grupit Minatori, Naser Gjinovci, ndau me abc24.aln disa nga emocionet pak para shfaqjes së madhe në “Zahir Pajaziti”.

“Jam i lumtur që sonte do të performojmë këtu. Ne jemi grup i gjallë, ky është koncert i hapur edhe për vet faktin se minatori është grup tipik koncertal. Qytetarët kanë filluar të mblidhen, janë të etur për disponime të tilla të muzikës së zhanreve të ndryshme që sonte do të performojnë”, tha Gjinovci.

Koncerti i Max Fest-it kulmoi edhe me paraqitjen e Yll Limanit, i cili shquhet si një prej të rinjve më në trend të muzikës komerciale të ditëve të sotme.

Edicioni i parë i Max Fest-it ishte realizuar rreth dy vite më parë dhe më pas kishte stagnuar me realizimin e tij në dy vitete pasuese (2020 dhe 2021), shkaku i pandemisë COVID-19.

/abc24.al/

The post Edicioni i dytë i Max Fest-it përmbyllet me atmosferë kulminante të muzikës në Prishtinë appeared first on abc24.al.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu