Luana Vjollca publikon fotografi me mavijosje në fytyrë e duke qarë, në kuadër të projektit të ri…

0
Luana Vjollca publikon fotografi me mavijosje në fytyrë e duke qarë, në kuadër të projektit të ri…
Gjigandi

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, është rikthyer pas një kohe të gjatë me një projekt të ri – njëherësh shumë të veçantë larg muzikës e televizionit siç u mësuam ta shihnim.

Bëhet fjalë për “Thuaje”, në të cilën ka rrëfyer histori të ndryshme nga jeta personale e ka synuar ndërgjegjësimin ndaj bullizmit.

Përmes pjesës së parë të shpërndarë javën e kaluar, ajo ka zbuluar se do të shfaqë pesë historitë e saj që e kanë bërë Luanën, kjo që është sot.

Luana Vjollca (Foto: Instagram)

RonaTyra

Në një postim tjetër të hedhur në Instagram, biondja shfaqet me mavijosje e shenja dhune në fytyrë.

“Traumë e vjetër”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit – referuar pjesës tjetër që do të vijë në kuadër të “Thuaje”.

Luana Vjollca (Foto: Instagram)

Në historinë e parë të trajtuar, 30-vjeçarja ka folur edhe për paragjykimet ndaj ndryshimeve në pamje, ku tha se gjithmonë ka zgjedhur të hesht.

Për më shumë, pritet të shohim se çfarë do të sjellë në ditët në vijim.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu