Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në ambientet e Pallatit të Kongreseve ku është mbledhur Këshilli Politik. Kreu i qeverisë mbante një maskë të personalizuar me ngjyrë të zezë, duke zbatuar kështu vendimin për mbajtjen e maskave në ambientet e mbyllura.
Hapja e listave dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore do të jenë ato se çfarë do diskutohen në mbledhjen e Këshillit Politik.
Përveç kryeministrit, mazhoranca përfaqësohet dhe nga Damian Gjiknuri. Ndërsa kreu i PD Lulzim Basha do jetë në Kosovë për një vizitë dhe në vend të tij mësohet se do të jetë sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, ndërsa nga opozita parlamentare vjen kreu i grupit Demokrat Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari.
Rama ftoi dhe presidentin Ilir Meta t’i bashkohej tryezës por presidenti nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen.
Përveç presidentit, kryeministri i drejtoi ftesë dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, e cila ka qenë disi e tërhequr nga zhvillimet e zgjedhores.