Rama: Marrëveshjen e 5 qershorit, nuk e votoj me zemër! Lëshuam deri në vetëlëndim

0
Gjigandi

Nga foltorja e parlamentit, Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se Kuvendi do të votojë sot marrëveshjen e 5 qershorit, e arritur mes Partisë Socialiste dhe opozitës.

Ai falënderoi deputeten Rudina Hajdari, për të cilën shtoi se u etiketua si tradhtare, duke vlerësuar kontributin e saj për nënshkrimin e marrëveshjes.

“Natyrisht që do të ishte mirë që edhe Myslym Murrizi, edhe të tjerë bashkë me të mos e firmosnin me rezervë marrëveshjen dhe ta votonin, duke dhënë një mesazh shumë të qartë për të gjithë shqiptarët pa dallim edhe për ata, që përfaqësuesit i kanë jashtë parlamentit se ne jemi të vetëdijshëm për realitetin politik. Unë nuk e votoj me zemër, por e votoj me mendje marrëveshjen e 5 qershorit”, u shpreh Rama.

Ai tha po ashtu se të gjithë demokratëve që besojnë tek Lulzim Basha dhe Partia Demokratike,  se Partia Socialiste, nuk ka asnjë lidhje me akuzat, përrallat dhe legjendat për diktatura.

“Në çdo stacion nuk ka qenë PD-ja, por PS-ja qoftë në opozitë apo pushtet, që ka qenë ana tolerante, lëshuese deri në vetëlëndim, se vetëm një forcë si e jona mund të vetëlëndohej sikur u vetëlëndua nga heqja e raundit të dytë. Po ta shikosh me logjikë të ftohtë është vetëvrasje politike, që një forcë shumice të heqë dorë nga raundi i dytë në një moment të caktuar. E kundërta do të ishte e çuditshme, që PS-ja të thoshte, jo”, deklaroi Edi Rama.

RonaTyra

Duke iu referuar Partisë Demokratike tha se nëse ka ardhur në pushtet, ka ndodhur vetëm sepse është përçarë Partia Socialiste.

“Ne e kemi kaluar atë fazë sot, prandaj jemi shumicë solide dhe nuk kemi asnjë problem as me sistemin, as me koalicionet, fare, sepse jemi shumicë në popull dhe nuk merret në tavolinë me ligje, me kode, me amendamete, por me votë. Sot duhet ta votoni të gjithë edhe Myslymi, 5 Qershorin, jo sepse mua më pëlqen, nuk më pëlqen, përkundrazi unë kam një problem të madh me 5 Qershorin, mosdepolitizimin e administratës zgjedhore, është fyese. Ky është lëshimi i madh i pamerituar për Lulzim Bashën, por i merituar për votuesit e tyre, për demokratët që nuk duan të më shikojnë me sy mua”, tha kreu i qeverisë.

Sipas tij, vota e sotme për marrëveshjen e 5 qershorit me opozitën jashtëparlamentare, garanton gjithëpërfshirjen në administrimin e zgjedhjeve dhe vota e 30 korrikut për marrëveshjen me opozitën parlamentare, garanton hapjen e listave për të dëgjuar më shumë zërin e qytetarëve, dhe janë një provë e madhe e qëndrimit të Partisë Socialiste në krah të shqiptarëve, pa dallim partish e anësish politike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu