Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar Pogradecin ditën e sotme, ku është takuar me bizneset e vogla të qytetit.
Basha ka folur rreth gjendjes së turizmit në këtë periudhë pandemie, teksa u ka premtuar mbështetje sipërmarrësve dhe prodhuesve të biznesit përmes objektivave të opozitës.
Gjithashtu kreu i demokratëve, u ka bërë thirrje bizneseve që të marrin vetë masa për parandalimin e Covid-19, pasi qeveria është dorëzuar, sipas Bashës.
Ai tha:
“Qeveria është dorëzuar. Mos prisni qeverinë, mbrohuni të bëjmë gjithçka për ekonominë, mirëqenien!”
#LIVE – Në Pogradec për të parë nga afër situatën e biznesit të vogël të këtij qyteti dhe gjendjen e turizmit në këto kohë të vështirësive të mëdha ekonomike
Gepostet von Lulzim Basha am Samstag, 4. Juli 2020