Plagoset rende nga nje afrikan, i riu shqiptar ne Zvicer – lajmi fundit

0
Gjigandi

Rreth orës 5:00 të mëngjesit të së dieles, në një klinikë të Zyrihut është dërguar në gjendje shumë të rëndë nga plagët e marra i riu shqiptar E. A.  Siç merr vesh albinfo.ch nga burimet e saj në St.Gallen, E. A., 21-vjeçar është therur pa asnjë shkak nga një afrikan i moshës 23-vjeçare.   Një plagë e ka marrë afër zemres dhe dy të tjera në bark.  Duke pësuar kështu gjakderdhje të madhe deri sa ka ardhur ndihma e parë.     Ndërhyrja kirurgjikale e të riut me prejardhje nga Gjilani ka zgjatur disa orë. Ai ende nuk është në gjendje të flasë, por gjendja e tij tregon se është jashtë rrezikut për jetën.     Therja ka ndodhur para klub diskotekës “Ivy” në St. Gallen, një lokal me frekuentim të madh të të rinjve. Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu