Pavarësisht nëse flitet për ndonjë plazh, ecje nëpër male apo kamping, pushimet janë diçka që të gjithë i presim me shumë qejf.
Dhe tani një studim ka gjetur se të dalësh nga zyra ose larg stresit të shtëpisë është e mirë për zemrat tona.
Shkencëtarët zbuluan se samë shumë pushime që një person merr në vit, aq më pak ka gjasa që ata të zhvillojnë sindromën metabolike.
Ky është termi mjekësor për një grup të simptomve, të tilla si hipertensioni dhe kolesteroli i lartë, të cilat së bashku ngrenë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, sulmit në tru dhe diabetit të tipit 2.
Studimi gjithashtu zbuloi se për çdo pushim që merr një person, rreziku i sindromës metabolike ulet me një të katërtën.