Protesta kundër mbylljes së klubeve të natës, Rama: Zoti i ruajtë nga këto mendje

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së artistëve, të cilët kanë dalë kundër vendimit te qeverise për mbylljen e lokaleve të natës.

Në një reagim në Twitter, kryeministri e quan të pakonceptueshme që sipas tij ka njerëz që ngrenë zërin pse ministria e shëndetësisë shtrëngoi masën për klubet e natës e diskot, ndërkohë që hapja e tyre nuk është lejuar asnjë ditë pas rihapjes së madhe.

“E pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zërin pse ministria e shëndetësisë shtrëngoi masën për klubet e natës e diskot, ndërkohë që hapja e tyre nuk është lejuar asnjë ditë pas rihapjes së madhe!

Zoti i ruajtë ata e familjet e tyre prej tyre dhe ruajtë të tjerët nga këto mendje”, shkruan Rama.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu