Prokuroria nuk i ndahet, kerkon prape 12 vjet burg per Saimir Tairin – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka paraqitur ankim ne Apel kunder vendimin e Gjykatës për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahriri.
Prokuroria e cila kishte kerkuar 12 vjet burg ne shkallen e pare, pervec kesaj mase denimi eshte shprehur kunder ndryshimit te akuzave nga trafik nderkombetar droge e grup kriminal ne shperdorim detyre ndaj ish ministrit.

Një ditë edhe më parë edhe avokati i ish-ministrit Tahiri ankimoi vendimin e Gjykatës, e cila e shpalli fajtor me akuzën e ‘Shpërdorimit të detyrës’.
Ish-ministri edhe pse nuk do të bëjë asnjë ditë burg, pasi dënimi do t’i konvertohet në 3.4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar, e ka cilësuar atë si të palogjikshëm dhe procesin e ka komentuar si te montuar politikisht.
Ndërkohë nga ana tjetër, organi akuzës vijon të besojë se ish-ministri është fajtor dhe se akuzat e ngritura prej saj qëndrojnë duke kerkuar ne apel denimin e tij me 12 vjet heqje lirie si dhe aplikimin e uljes nga gjykimi i shkurtuar ne 8 vjet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu