Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 181 raste me koronavirus.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se ka shkuar në 6 mijë e 467 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus pasi që në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 181 raste të reja.
Sipas njoftimit, Komuna e Prishtinës vazhdon të jetë më e prekura me koronavirus dhe vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 77 raste të reja.
Po ashtu edhe Komuna e Gjilanit gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 17 raste të reja.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 77 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Pejë 13 raste, Mitrovicë 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Viti 8 raste, komuna Drenas 6 raste,komuna Fushë Kosovë6 raste, komuna Lipjan6 raste, komuna Podujevë 6raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Deçan 3 raste kurse nga 2 raste komunat: Ferizaj, Malishevë Obiliq, Prizren, Skenderaj, Suharekë dhe nga 1 rast Istog, Kaçanik dhe Kamenicë”, thuhet në njoftim.