Presidenti i La Ligës me lajm fantastik: Për një muaj, do të ketë ndeshje çdo ditë

0
Gjigandi

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka këmbëngulur që ndeshjet e ligës spanjolle të luhen çdo ditë për një muaj, nëse futbolli e bën kthimin e shumëpritur në qershor.

Kampionati spanjoll u shty për kohë të pacaktuar në mars pas shpërthimit të koronavirusit por pas dy muaj izolimi, lojtarët kanë filluar të kthehen në stërvitje duke iu përmbajtur rregullave të distancës sociale.

Rifillimi i stërvitjes ka çuar në shpresat që La Liga mund të kthehet në javët në vijim, me Tebas që konfirmoi 12 qershorin si datën e kthimit. Megjithatë, 57-vjeçari mbetet i pasigurt në datën e saktë dhe këmbëngul se do të ketë rrezik minimal për lojtarët gjatë ndeshjeve.

”Nuk e di kur do të kthehet futbolli. Nuk e di nëse data më e mundshme është 19 qershori, unë do të doja të ishte 12 qershor. Kjo do të varet nga pandemia”, tha Tebas për El Partidazo në Movistar.

”Do të ketë ndeshje në ligë çdo ditë për 35 ditë, 24 orë para ndeshjes lojtarët do të testohen”.

RonaTyra

”Rreziku më i ulët do të jetë gjatë ndeshjeve, unë kërkoj që rregullat shëndetësore të ndiqen për të arritur në fillim me sa më pak të infektuar që të jetë e mundur”, vazhdoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu