Pas një ndalese të detyruar dymujore, kampionatet kryesore europiane do të rifillojnë. Bundesliga ia ka kaluar të gjithëve me një muaj, duke parë se Seria A do të kthehem më 20 qershor dhe pak ditë më përpara do të jetë radha e La Liga-s dhe Premier League.
Ndeshjet e mbetura do të luhen me dyer të mbyllura, por mbetet për t’u kutpar se çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, në Angli kanë besim se në sezonin 2020/21 tifozët do të kthehen në stadium.
Këtë e ka thënë drejtori ekzekutiv i Premier League, Richard Masters, për Sky Sports:
“Askush nuk e di se për sa kohë ndeshjet do të luhen pa tifozë dhe është e drejtë që të merren masa sigurie. Gjithsesi, Premier League ëshhtë optimiste në lidhje me faktin se skuadrat do t’i shohin përsëri tifozët e tyre në stadium”.