Policia: Era e fortë i rrëzoi 2 shtyllat e tensionit të lartë në Korçë, s’ka prova për terroristë – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Policia e Korçës njoftoi se në afërsi të rrugës së Voskopojës janë rrëzuar dy shtylla të tensionit të lartë, por jo prej një akti terrorist, por si pasojë e erës së fortë, Policia ka hedhur poshtë pretendimet e OST se rrëzimi ishte i qëllimshëm,
Policia tha se nga kga kqyrja në vendin e ngjarjes, në të dyja shtyllat, grupi hetimor nuk ka konstatuar dëmtime fizike, përveçse mungesës të disa bulonave të tyre, ku shkaku paraprak i rrëzimit dyshohet si pasojë e erës së fortë. Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Policia e Korçës siguroi nuk ka elementë apo provë për t’u klasifikuar si akt terrorist.”

Ishte OST që ngriti dyshimet se bëhet fjalë për akt terrorist. Në njoftimin e lëshuar dje thuhej se “se strukturat e Operatorit të Sistemit të Transmetimit në terren kanë konstatuar dje në orët e pasdites në afërsi të rrugës së Voskopojës në Korçë, një akt terrorist për rrëzimin e një shtylle të tensionit të lartë, si pasojë e të cilës ka mbetur pa energji rajoni i Ersekës.
Në orën 17:05, është stakuar linja 110kV L-110-32 Korçë-Ersekë dhe pas verifikimit të bërë nga brigada e njësisë operative Korçë, u konstatua se janë rrëzuar shtyllat numër 8 dhe numër 9 afër Voskopojës.
Sipas OST, “nga verifikimet e kryera u konstatua që rrëzimi i shtyllave kishte ardhur si pasojë e veprimeve të qëllimshme, duke dëmtuar konstruksionet metalike të tyre.
Kjo linjë furnizon me energji rajonin e Ersekës, i cili për momentin është pa energji elektrike. Menjëherë është njoftuar Policia e Shtetit, e cila në bashkëpunim me prokurorinë nisën punën për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe zbulimin e autorëve të saj.
Nga ana e grupeve të punës të OST janë marrë masa për rikthimin e furnizimit normal me energji të këtij qyteti përmes linjave të tjera. Gjithashtu, grupet e punës ndodhen në terren ku po punohet, në kushte jo të favorshme atmosferike, për të evidentuar dëmet e shkaktuara dhe marrjen e masave të nevojshme për riparimin e tyre me qëllim kthimin në normaliteti të situatës.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu