Policët përfshihen nga flakët, vijojnë protestat e dhunshme në Kili

0
Gjigandi

Policët në Kili u përfshinë nga flakët gjatë protestës së radhës.

Protestuesit lëshuan bomba molotov në drejtim të tyre në Plaza Italia, qendra e protestave në kryeqytetin Santiago, që deri tani ka shënuar 24 të vdekur dhe mijëra të tjerë të plagosur.

Ndërkohë, policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Protestat nisën pasi qeveria njoftoi një rritje të biletave të metrosë. Me kalimin e ditëve, protesta u kthye në një lëvizje kombëtare pa udhëheqës që kërkon tashmë arsim më të mirë, përmirësim të shërbimit shëndetësor dhe barazi ekonomike.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu