Spiuni kinez ikë në Australi, zbulon sekretet e komunistëve

0
Gjigandi

Spiuni kinez iku dhe ju dorëzua autoriteteve australiane bashkë me një tubë sekretesh të ndërhyrjeve politike të Kinës në Hong Kong, Taiwan e tjera vende.

Rrjeti i gazetave The Nine shkruajnë se i ikuri, me emër Wang “William” Liqjang, i ka dorëzuar agjencisë së inteligjencës së Australisë identitetet e oficerëve kryesorë të inteligjencës ushtarake të Kinës në Hong Kong dhe ju ka dhënë detaje se si financohen e kryhen operacionet në Hong Kong, Taiwan dhe Australi.

Wang ka thënë se ai ishte personalisht ishte i përfshirë në operacione infiltrimi dhe sabotimi në të tre vende sipas raportit të publikuar në gazetat The Age dhe Sydney Morning Herald.

Wang ka “zbuluar me imtësi detajet” se si Pekini në fshehtësi kontrollon kompani të regjistruar për të financuar operacione inteligjence, përfshi vëzhgimin dhe profilizimin e disidentëve dhe kapjen e organizatave mediatike.

Wang tani jeton në Sydney me gruan dhe të birin me vizë turistike dhe ka dorëzuar kërkesë për azil politik.

RonaTyra

Wang ka thënë në një intervistë që do të shfaqet në programin 60 Minutes se ai do të ekzekutohej po të kthehej në Kinë.

“Pos atë kthehem, do të më vrisnin” dëgjohet të thotë Wang gjatë një pjese të publikuar të emisionit 60 Minutes.

Sipas organizatës gazetareske The Nine Wang ka dhënë deklaratë nën betim Organizata e Sigurisë dhe inteligjencës së Australisë në tetor duke deklaruar: “”Unë personalisht kam qenë i përfshirë në një varg aktivitetesh spiunimi”.

Kjo pretendohet të jetë edhe infiltrimi i Taiwan nën një identitet false me pasaportë koreane jugore për të udhëhequr burimet lokale për të ndikuar në zgjedhjet komunale të 2018’s dhe ato presidenciale të vitit të ardhshëm.

Ai ka thënë se operacioni shfrytëzon udhëheqësit e mediave lokale për të ndikuar në fushatën zgjedhore dhe penguar kandidatët që shikohen si kundërshtarë të Pekinit.

Wang po ashtu ka pretenduar se ka koordinuar “një ushtri kibernetike” për të lëkundur opinioni politik, ngjashëm me përzierjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016’n.

“Puna jonë në Taiwan ishte më e rëndësishmja – infiltrimi ynë në media, tempuj dhe organizata bazë” ishte cituar ai të ketë thënë.

Ishte frika e tij e zbulimit nga autoritet e Taiwan që e kishin shtyrë të ikë e të kërkoj azil politik në Australi.

Në Hong Kong, Wang ka thënë se ai ishte pjesë operacionit të spiunazhit të maskuar prapa një kompanie të regjistruar që kishte infiltruar universitetet e Hong kong dhe media për të luftuar lëvizjet pro demokratike.

Ai tha se roli i tij ishte infiltrimi i universiteteve të Hong kong dhe drejtimi i sulmeve kibernetike ndaj disidentëve.

“Ata (rekrutët e tij) gjenin informacion për këta aktivistë pro pavarësisë …dhe i hidhnin në publik të gjitha të dhënat e tyre personale, të prindërve dhe anëtarëve të familjes së tyre” raportohet të ketë thënë Wang.

Ai shtoi se synimi i ishte të “tmerronim të gjithë disidentët në Hong Kong”.

Wang tregoi po ashtu se ai kishte ndihmuar personalisht organizimin e kidnapimit të Lee Bo, pronarit të Librarisë Causeway Bay në tetor të 2015’s. Pekini dyshonte se materiale disidence shpërndaheshin nga kjo librari.

Katër të punësuar në këtë librari ishin kidnapuar dhe transferuar në Kinë atë vit.

Ai identifikoi agjentë të tjerë të infiltruar në Hong Kong, thotë Wang, përfshi edhe një zyrtar të lartë në një rrjet televiziv aziatik që aktualisht është “kuadër i lartë ushtarak me gradën komandant divizioni”.

Wang ka raportuar poashtu se ai ka takuar operativ të rangut të lartë të inteligjencës që besohet të udhëheqë operacione spiunazhi në Anustrali përmes një kompanie në sektorin energjetik.

“Ai më ka thënë se ai ka bazën në Canberra. Unë e di se pozita e tij është shumë e rëndësishme”.

Në raport nuk shkruhen detaje tjera për operacionet në Australi, por pritet që të nxisë edhe më alarm rreth brengës së aktiviteteve të spiunazhit dhe ndikimit kinez  në atë vend.

Agjencia e inteligjencës australiane kishte paralajmëruar këtë vit se kërcënimi i ndikimit të huaj ishte pa precedent dhe se prezenca e agjentëve të huaj ishte më e lartë se gjatë Luftës së Ftohtë. Agjencia asnjëherë nuk e kishte emëruar Kinën në vërejtjen e tyre.

Por ishte ish kreu i agjencisë, Duncan Lewis, që u pensionua në shtator, që kishte thënë në një intervistë të botuar të premten se Kina dëshiron të “kapë” sistemin politik australian përmes një fushatë “tinëzare” sistematike të spiunazhit dhe tregtimit të ndikimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu