Foto+Video/ Porsi një grabitës! Ariu shpërthen derën me putra dhe endet i qetë brenda shtëpisë

0
Gjigandi

Një video thuajse surreale është duke qarkulluar në rrjete sociale.

Në të shihet një ari që shpërthen me forcë derën kryesore të një shtëpie, e endet më pas në pjesët e tjera të saj. Video është bërë publike nga prezantuesi i radios me bazë në Ohaio të SHBA-ve, Jason Priestas.
“Mënyra sesi kafsha vendos putrën në derë, tregon se këtë veprim e ka bërë dhe shumë herë të tjera”, shkroi Priestas mbi videon e postuar.
Ndërkaq, raportohet se shtëpia ishte bosh në momentin që ariu kërcënoi me praninë e tij, ndërkohë skena të tilla janë bërë të zakonshme në SHBA kohët e fundit. Para disa ditësh, një burrë u përlesh me një ari brenda shtëpisë së tij në tentativë për të shpëtuar fëmijët. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu