Pique thumbon Real Madridin e gjyqtarët: “Do të jetë e vështirë ta fitojmë titullin, pasi nuk varet vetëm nga ne”

0
Gjigandi

Ka bërë bujë në mediat spanjolle një deklaratë e mbrëmshme e mbrojtësit të Barcelonës, Gerard Pique.

Katalunasit ka thumbuar rivalin e përbetuar dhe vetë gjyqtarët, duke thënë se për Barçan do të jetë e vështirë ta fitojë titullin, pasi nuk varet gjithçka nga ata.

Në mënyrë të tërthortë ai tha se Real Madridi u ndihmua nga gjyqtarët, si në ndeshjen ndaj Eibarit, ashtu edhe ndaj Valencias.

“E shoh të vështirë që Real Madridi të lëshoj pikë, duke parë se si kanë kaluar këto dy takime, do të jetë e vështirë”, tha ai.

Ndërsa për barazimin me Sevillan ai shtoi se janë dy pikë të humbura për shkak të mos-konkretizimit.

RonaTyra

“Patëm rastet tona, por nuk i shfrytëzuam. Kjo ndikoi dhe lëshuam dy pikë nga dora”, përfundoi një nga futbollistët me më së shumti paraqitje te Blaugrana nga lojtarët aktual.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu