Pique: “Do të ishte befasi nëse Reali lëshon pikë, jemi inferior ndaj tyre”

0
Gjigandi

Pique i ka befasuar të gjithë, por ndoshta ka folur realitetin.

Pas barazimit 0-0 me Sevillën, Barcelona ia ka dhënë mundësinë Realit që të rrëmbejë kreun në La Liga.

Këtë edicion disa herë Barça ka qenë liderë, por nuk ka arritur ta mbajë shumë pozitën e parë dhe pikërisht për këtë, Gerard Pique thotë se do të jetë e vështirë që të fitojnë La Ligën.

“(Titulli) nuk varet më nga rezultatet tona”, u shpreh Pique, pasi Reali tani ka tri pikë më pak dhe nëse fiton të dielën, mund të rrëmbejë pozitën e parë.

“Do të jetë e vështirë që të fitojmë këtë ligë. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur”.

RonaTyra

“Por, nga ajo që kam parë për javë të tëra, do të ishte befasi që Real Madridi të lëshojë pikë”. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu