Sonte në Hipokrati/ Kontraceptivët, gjithçka duhet të dimë

0
Gjigandi

Edhe nëse nuk i keni përdorur, nuk ka se si të mos keni dëgjuar për kontraceptivët. Sot ekzistojnë mënyra të ndryshme për parandalimin e një shtatzanie të padëshiruar, si kondomët, difragma dhe pilulat kontraceptive. Këto të fundit janë një nga metodat që përdoren gjerësisht nga femrat e të gjitha moshave në të gjithë botën që prej vitit 1960.

Por cila prej këtyre metodave kontraceptive është më e sigurt? A ka efekte anësore përdorimi i pilulës kontraceptive? E dini që kontraceptivët nuk përdoren vetëm për të parandaluar një shtatzëni ? Pse është ende tabu përdorimi i pilulës kontraceptive tek vajzat e reja? A ndikon ajo në fertilitet? Këto dhe shumë pyetje të tjera marrin përgjigje në emisionin Hipokrati.
Gjithashtu në emision do të flitet edhe për problemet me prostatën. Si ta kuptojmë nëse kemi probleme me prostatën? Cilë janë suplementët e duhur për të trajtuar prostatën. Gjithçka në Hipokrati në Top Channel, sontë në orën 17:30.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu