Ndonjëherë vajzat moderne besojnë se xhentilesa ekziston vetëm në libra apo filma
Por ato duan të sigurohen se nuk është kjo e vërtetë. Në fakt, ende ka xhentëlmenë të vërtetë në botën tonë!
Prandaj, më poshtë po sjellim disa këshilla për meshkuj, të cilat do ta bindin atë se jeni vërtet xhentëlmen.
Hapja e derës
Një mashkull i cili nuk është aq dembel sa të përtojë të del nga vetura dhe ta hap derën e veturës për zonjën e tij, sigurisht se është i vëmendshëm dhe ka sjellje të mira. Është e rëndësishme për atë të dijë se zonja e tij ndihet e sigurt dhe komode. Çdo vajze i pëlqen ky gjest, pavarësisht se mund të duket i parëndësishëm në fillim.
Ruajtja e copës së fundit të ushqimit
Çdo njeri e din se rruga për të shkuar te zemra e një personi, është përmes stomakut të tij. Pavarësisht se sa budallaqe mund t’ju duket kjo, nëse një mashkull e ruan copën e fundit të ushqimit të tij për një grua, kjo do të thotë se ai vërtet kujdeset për të dhe e din me tërë qenien.
Shpenzoni shumë kohë me familjen
Nëse një mashkull është vërtet i interesuar në fotografitë tua kur keni qenë bebe dhe i interesuar për historitë tuaja qesharake me vëllezërit e motrat, si dhe vendos të shpenzojë kohë me prindërit tuaj në vend se të luaj futboll me miqtë, atëherë padyshim se është “fati i jetës”. Edhe gjestet e mira dhe të vogla ndaj familjes tuaj, tregojnë se ai ju vlerëson lart.
Prezantimi me miqtë e tij
Një xhentëlmen i vërtetë e din se nëse nuk e prezanton zonjën e tij kur e takon një mik në rrugë, ajo do të ndihet e padëshiruar. Prandaj, një mashkull i vëmendshëm nuk e lejon të ndodhë një situatë të tillë.
Xhentëlmeni i vërtetë e puthë partneren në ballë
Nëse një mashkull i shprehë ndjenjat e tij duke e puthur vazhdimisht në ballë partneren, atëherë kjo do të thotë se ai është vërtetë i lidhur emocionalisht me të.