Një person u gjet i vdekur dhe katër të tjerë u raportuan të zhdukur, një ditë pas përmbytjeve të furishme në Katalonia, njoftuan sot autoritetet rajonale.
Shira të furishëm goditën Kataloninë natën e së martës dhe të mërkurën, duke bllokuar më shumë se 40 rrugë automobilistike nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, si edhe duke lënë pa elektricitet 25.000 banesa, sipas Shërbimit katalanas të Urgjencave dhe Trafikut.