I ve flaken vetes prane zyrave te OKB, dergohet me helikopter ne spital – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Një kurd i Sirisë ka tentuar t’i vendosë flakën vetes para vend-qëndrimit për refugjatët në Gjenevë, mirëpo ai u dërgua me urgjencë në spital pas plagëve që mori. Zëdhënësi policor ka deklaruar se kurdi nuk ka dhënë arsye specifike se përse e ka kryer veprimin ekstrem. Policia hamendëson se kurdi ka tentuar të djegë veten për shkak të situatës në Siri. Megjithatë, zyrtarisht nuk dihet nëse është kjo arsyeja. Incidenti ka ndodhur rreth orës 07.40 minuta para selisë së OKB-së, kur kishte shumë njerëz rreth e rrotull. Ekipet e emergjencës e kanë dërguar të riun kurd menjëherë në spitalin e Lozanës. Kurdët në Zvicër kanë protestuar disa herë, për shkak të luftës ndaj kurdëve nga ana e Turqisë në Siri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu