Përdorimi i gazit lotsjellës në Velipojë/ Basha: Këto akte barbare janë grahmat e fundit të një kufome politike

0
Gjigandi

IKMT-ja ka nisur aksionin për të prishur ndërtimet pa leje në Velipojë dhe pasditen e sotme ka pasur edhe përplasje midis banorëve dhe policisë.

Këta të fundit kanë përdorur edhe gaz lotsjellës.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili shprehet:
Në ditët më të vështira për shqiptarët, kur xhepat janë të zbrazur dhe varfëria po rritet çdo ditë, Edi Rama përdor dhunën dhe gazin lotsjellës për të grabitur tokat në Velipojë. Në orën që kërcënon qytetarët se do t’i rimbyllë në karantinë, RAMAVIRUSI dhe banditët e tij prishin pa ligj vetëm për të grabitur pronat në bregdet për oligarkët dhe krimin.
Me RAMAVIRUSIN shqiptarët varfërohen e oligarkët pasurohen.
I rrënuar dhe i tmerruar nga revolta e qytetarëve, këto akte barbare janë grahmat e fundit të një kufome politike që po qelb Shqipërinë.
 
Në galerinë e mëposhtme keni foto nga përplasja në Velipojë.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu