Kur të shohin si grua të fortë, mendojnë se ti nuk ke nevojë për asgjë e për askënd, se mund të përballesh me çkado, dhe mund të ngritesh mbi çdo rrethanë. Kujtojnë se ty nuk të duhet dikush të të dëgjojë, të kujdeset për ty, të të ngushëllojë. Kur të shohin si grua të fortë, presin t’i zgjidhësh problemet e tyre. T’vijnë me kërkesa ty, dhe mendojnë se ti nuk ke nevojë për asgjë nga dikush tjetër.
Gruan e fortë nuk e pyesin a është e lodhur, a vuan, a i ecën mirë në jetë, a ka frikëra e brenga.
E rëndësishme është vetëm që ajo të jetë aty për ata çdoherë: dritë n’mjegullnajë, ishull n’det.
Gruas së fortë nuk i falet. Nëse e humb kontrollin, bëhet e dobët në sytë e tyre. Nëse zemërohet, do ta quajnë histerike.
Por, askujt nuk i bëhet vonë ta dijë se sa energji nevojitet për të qenë ajo gruaja e fuqishme.
Kujdesu për gratë e forta në jetën tënde, ofroiju respekt dhe mbështeti, sepse edhe ato ndonjëherë kanë nevojë t’i dëgjojë dikush, të kujdeset për to, t’i dojë. Ndonjëherë kanë nevojë veç të pushojnë.