PD bojkotoi Këshillin Politik, Rama: Nuk jeni asnjëherë në vendin dhe në kohën e duhur

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama komentoi në përfundim të takimit të Këshillit Politik bojkotin e PD dhe LSI.

Ai u shpreh se koha e mbetur është shumë e shkurtër dhe se opozita jashtëparlamentit është një realitet politik.

Nga ana tjetër Rama tha se risitë kushtetuese janë edhe në interesin e Partisë Demokratike.

“Erdhëm sot për të shprehur jo vetëm vullnetin, por edhe gatishmërinë për të diskutuar mbi çdo gjë që është e paqartë dhe që ka krijuar keqkuptim lidhur me pasojat e risive kushtetuese. Në këndvështrimin tim është në interesin e Partisë Demokratike që ta zhvillojmë këtë proces sepse faktikisht Këshilli Politik e ka përfunduar misionin e vet me marrëveshjen e 5 qershorit. Dhe pas 30 korrikut jeta politike vazhdon…

Kështuqë do të na duhet të reflektojmë në ligjin zgjedhor çfarë Kushtetuta do të imponojë për listat e hapura. Më duket absurde bojkoti i tryezës ku diskutohet kjo. Mosekzistenca imagjinare e PD për Parlamentin nuk e bën Parlamentin inekzistent.

RonaTyra

Kjo tryezë është ndërtuar si vetëdije nga ana jonë se pavarësisht faktit që PD dhe aleatët u arratisën në drejtim të paditur duke braktisur detyrën, ata janë pjesë e një realiteti politik. Është një kohë shumë e shkurtër dhe jam i keqardhur.

Ne nuk jemi në kushtet e ndonjë shtrëngese apo halli, madje përkundrazi. Tani kemi konsensus me forcat parlamentare. Me ligj dhe me zakon nuk kemi ndonjë hall të posaçëm. Por mendoj se kemi bërë gjënë e duhur” – tha Rama.

Ai shtoi se Partia Demokratike po përsërit gabimet e së shkuarës duke i braktisur tryezat e dialogut.

“Kam frikë se ata po bëjnë gabimet e së shkuarës që nuk janë asnjëherë në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Marrëveshja e 5 qershorit do të votohet nesër dhe ndryshimet kushtetuese do të votohen në 30 korrik” – tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu