Paul ka dalë kundër vendimit për anulimin e koncerteve për këtë vit.
Këngëtari i njohur i ‘Beatles’ Paul Mccartney në faqen e tij zyrtare në Facebook ka kritikuar vendimin e marrë nga qeveria italiane për të mos rimbursuar spektatorët për shfaqjen live të anuluar për shkak të koronavirusit por për të ofruar kupona.
‘Është me të vërtetë skandaloze që ata kanë paguar një biletë për një shfaqje dhe nuk mund të marrin paratë e tyre. Pa fansa nuk do të kishte muzikë live, transmeton lapsi.Ne nuk pajtohemi aspak me atë që ka bërë qeveria italiane dhe Assomusica’ ka shkruar në postim Mccartney duke shtuar më tej: ‘Organizatorët italian i shfaqjeve tona dhe ligjëvënsit italian duhen të bëjnë gjënë e duhur në këtë rastë.Të gjithë ndjemë shumë keqardhje që shfaqjet nuk mund të zhvillohen por kjo është një ofendim për fansat’.
Mccartney kishte njoftuar turneun e tij verorë me një ndalesë në Napoli më 10 qershor dhe më 13 po të këtij muaji do të merrte pjesë në Festivalin Veror Lucca. Këto dy ngjarje u anuluan për shkak të emergjencës Covid-19. Ndërsa të gjithë fansave nga vendet e tjera që do të merrnin pjesë në këto evelimente i’u është ofruar rimbursim i plotë.
Assomusica (Shoqata Italiane e promovuesve të muzikës live) ka krijuar një dekret që autorizon mbajtësit e biletave të blera të shfaqjeve live për të kërkuar një kupon me një vlerë të barabartë.